Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet për 16 personat që humbën jetën si pasojë e dy aksidenteve të rënda rrugore në Turqi.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i uroi shërim të shpejtë të lënduarve dhe theksoi se Kosova qëndron pranë popullit turk në këto momente të vështira:
“Shteti mik turk u trondit nga dy aksidente të rënda rrugore, që morën jetën e 16 personave dhe lanë dhjetëra të tjerë të lënduar. Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.”




