Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit me drejtuesit e të gjitha qendrave të saj, ku u diskutua situata aktuale politike, rezultatet e zgjedhjeve dhe procesi i certifikimit të tyre, si dhe konstituimi i institucioneve të reja.
Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Sipas njoftimit të partisë, u vlerësua fushata zgjedhore dhe mbështetja qytetare prej 51.10 për qind, që i siguroi LVV-së 57 ulëse në Kuvend.
Po ashtu, u trajtuan çështje organizative dhe funksionimi i strukturave të partisë nëpër qendra. LVV ka theksuar përkushtimin për organizim të brendshëm demokratik dhe për realizimin e programit qeverisës në shërbim të qytetarëve.




