Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të qëndrojë në Kosovë nga 3 deri më 13 shkurt për të zhvilluar konsultimet vjetore me autoritetet vendore në kuadër të Nenit IV.
Delegacioni, i udhëhequr nga David Amaglobeli, do të shqyrtojë zhvillimet makroekonomike të fundit, do të vlerësojë perspektivën ekonomike dhe rreziqet e mundshme, si dhe do të diskutojë politikat ekonomike dhe prioritetet reformuese me autoritetet dhe aktorët kyç lokalë.
Në përfundim të vizitës, FMN planifikon të publikojë një komunikatë për media dhe të mbajë një konferencë ku do të prezantohen gjetjet dhe vlerësimet kryesore nga konsultimet.




