Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet shpallja e aktgjykimit ndaj Sërgjan Lazoviq, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë konfliktit në Kosovë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzën në nëntor 2024, duke e akuzuar Lazoviqin se gjatë vitit 1998-1999 në fshatin Panorc të Malishevës, ka marrë pjesë në arrestime dhe keqtrajtime të dhunshme ndaj civilëve shqiptarë, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.
Sipas aktakuzës, rreth 500 meshkuj u ndaluan, torturuan dhe maltretuan fizikisht dhe psiqikisht, ndërsa banorët e fshatrave të Malishevës dhe Klinës u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ngjarjet ndodhën në kuadër të një fushate për frikësim dhe dëbim masiv të popullsisë civile.
Gjykimi ndaj Lazoviq pritet të përqendrohet mbi përgjegjësinë e tij për keqtrajtimet dhe arrestimet e civilëve gjatë periudhës së konfliktit.




