Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos-shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
PZAP ka vlerësuar se vendimi i KQZ-së ishte i paarsyeshëm dhe në kundërshtim me ligjin, duke mos garantuar barazinë e subjekteve zgjedhore dhe transparencën e procesit.
Në të njëjtën kohë, PZAP ka refuzuar gjashtë ankesa të tjera të deponuara nga kandidatë dhe subjekte të ndryshme.




