Kreu i AAK, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Forumit Ndërparlamentar të Sigurisë në Capitol Hill, ku u takua me kongresmenë amerikanë dhe përfaqësues të tjerë të sigurisë.
Haradinaj theksoi përparimin e Kosovës në zhvillimin e Ushtrisë dhe institucionet e sigurisë sipas standardeve të NATO-s dhe SHBA-së, duke riafirmuar gatishmërinë e vendit për të kontribuar në fushën e sigurisë dhe për anëtarësim të plotë në Aleancë.
Marrëdhënia me SHBA-të dhe përkrahja për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës u cilësuan si themeli për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.




