Veterani i UÇK-së, Fadil Fazliu, ka mbërritur në shtëpinë e tij në Kosovë pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë, pas rishikimit të paraburgimit.
Lajmin e konfirmoi djali i tij, Gzim Fazliu, i cili përmes një postimi në Facebook shkroi:
“Mirë se u ktheve në atdhe, babi im! Me ballin lart dhe me dinjitet të pathyeshëm dole nga burgu i Hagës, ashtu siç ke qëndruar gjithmonë i fortë dhe krenar.”




