Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, të dala nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, duke e cilësuar procesin si dëshmi të funksionimit demokratik dhe pjekurisë institucionale.
OEAK thekson nevojën për një agjendë të qartë reformash ekonomike, me fokus në sektorin e energjisë, përmirësimin e klimës së të bërit biznes, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
Po ashtu, Oda bën thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, me qëllim përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.




