Të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen reshje të pakta shiu dhe bore, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me intensitet të ndryshueshëm. Në disa rajone ajo mund të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi prej 15 deri në 41 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të sillen nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të luhaten ndërmjet 2 dhe 7 gradë Celsius.




