Me 2 mars 2026, Policia e Kosovës në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), realizoi një operacion kontrolli të automjeteve të transportit të mallrave dhe personave.
Gjatë kontrolleve u shqiptuan 36 gjoba dhe fletëparaqitje, me shuma deri në 600 euro, ndaj drejtuesve të mjeteve dhe subjekteve afariste.
Operacioni synoi rritjen e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjen e mjedisit, duke forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.




