Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti, ka deklaruar se procedurat për zgjedhjen e presidentit duhet të nisin sot ose nesër.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se presioni ndaj subjekteve politike duhet të rritet për arritjen e një marrëveshjeje. Sipas Rashitit, nëse procedura nuk fillon, atëherë është e qartë se dikush po synon vakum institucional dhe krizë kushtetuese e politike në Kosovë.




