Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se partia ka ofruar alternativa politike, por LVV nuk ka treguar vullnet për marrëveshje.
Sipas tij, pjesëmarrja në takimet me kryeministrin Albin Kurti ishte motivuar nga interesi i vendit, edhe pse Kurti përdori gjuhë fyese ndaj opozitës.
“Ne kemi mbështetur një kandidat konsensual dhe kemi propozuar zgjidhje për zgjedhjen e presidentit.
Problemi ka qenë mungesa e vullnetit të sinqertë nga LVV, ku mbizotëroi dëshira për pushtet absolut,” tha Tahiri.//sinjali//




