NATO ka njoftuar se në muajin maj do të marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake me Serbinë, e cila do të zhvillohet në Borovac.
Sipas Komandës së NATO-s në Napoli, ushtrimet do të realizohen duke respektuar politikën e neutralitetit ushtarak të Serbisë. Ky aktivitet synon të rrisë ndërveprimin mes palëve, të forcojë bashkëpunimin praktik dhe të kontribuojë në stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.




