Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) paralajmëron se cilësia e ajrit në vend mbetet shqetësuese, duke rrezikuar shëndetin kardiovaskular dhe respirator.
Raporti për vitin 2025 tregon se Prishtina është qyteti më i ndotur, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë.
IKSHPK propozon masa urgjente, përfshirë kontrolle të automjeteve, ndalim të përdorimit të thëngjillit për ngrohje, përdorim të transportit publik, krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe ndalimin e duhanit në ambiente të mbyllura.
Vlerat e grimcave PM10 kanë tejkaluar standardet e OBSH-së gjatë pjesës më të madhe të vitit 2025.




