Përfaqësuesi i Shoqatës Humanitare “Shërbehu”, Fatos Rexhepi, dhuroi 15,000 euro për blerjen e librave fetarë të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët do të shpërndahen falas në xhemate të ndryshme.
Myftiu Tërnava falënderoi z. Rexhepi dhe shoqatën për këtë kontribut, duke theksuar se mbështetja në fushën e librit dhe dijes është një investim i rëndësishëm për edukimin e shoqërisë dhe forcimin e vlerave shpirtërore.




