Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se partia do të presë vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me dekretin e Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Ajo theksoi se ekspertët kushtetues të PDK-së e kanë konsideruar dekretin si të drejtë dhe se partia ka tentuar gjithmonë të kontribuojë për gjetjen e një zgjidhjeje politike që shmang zgjedhjet e parakohshme. Deliu-Kodra fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për situatën që po e çon vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.




