Lara Colturi ka arritur vendin e 8-të në garën e slalomit në Ore të Suedisë, me një kohë totale prej 1:45:44. Në lëshimin e parë, skiatorja shqiptare ka arritur kohën 51.26, duke u pozicionuar në vendin e 6-të, ndërsa në lëshimin e dytë, koha ishte 54.18, duke zbritur në vendin e 22-të.
Gara u fitua nga Mikaela Shiffrin, e cila shënoi fitore të 109-të në Kupën e Botës, me një distancë prej 94 të qindtat e sekondës ndaj gjermanes Emma Aicher. Në vendin e tretë u rendit Wendy Holdener.




