Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nisur diskutime fillestare për fazën e ardhshme të konfliktit me Iranin, si dhe për mundësinë e një rruge diplomatike drejt paqes, raporton Axios.
Sipas burimeve, Trump po shqyrton një “zvogëlim” gradual të përshkallëzimit, ndërsa operacionet ushtarake mund të vazhdojnë edhe për disa javë. Paralelisht, këshilltarët e tij po punojnë për krijimin e kushteve për negociata.
Në diskutime janë përfshirë edhe figura të njohura si Jared Kushner dhe Steve Witkoff, ndërsa ndërmjetësimin mes palëve po e bëjnë vende si Egjipti, Katari dhe Mbretëria e Bashkuar.
Raportohet se Irani është i gatshëm për negociata, por kërkon armëpushim të menjëhershëm, garanci për mosrifillim të konfliktit dhe kompensim financiar.
Një marrëveshje e mundshme mund të përfshijë çështje kyçe si Ngushtica e Hormuzit, programi bërthamor iranian dhe aktivitetet rajonale, duke synuar uljen e tensioneve në rajon.




