Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka inspektuar punimet për zgjerimin dhe rikonstruktimin e hyrjes së Ferizajt.
Gjatë vizitës, ai kërkoi angazhim më të madh dhe ritëm më të shpejtë të punimeve, duke njoftuar se puna do të zhvillohet në dy turne për të përshpejtuar realizimin.
Objektivi është që ura të lirohet për qarkullim para sezonit të verës dhe ardhjes së bashkatdhetarëve.




