Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka pritur sot Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, znj. Heleni Vakali. Gjatë takimit, u diskutua për avancimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me fokus në forcimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimin rural.
Ministri Muja theksoi rëndësinë e rritjes së investimeve dhe zgjerimit të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm strategjikë të bujqësisë. Nga ana e saj, znj. Vakali shprehu gatishmërinë për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin, duke diskutuar mundësitë konkrete për rritjen e mirëqenies ekonomike dhe forcimin e lidhjeve institucionale.




