Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka dorëzuar kërkesë në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë për pajisjen e ish-luftëtarëve të Koshares me nënshtetësi shqiptare.
Sipas tij, kjo nismë synon të realizohet në prag të përvjetorit të Betejës së Koshares dhe bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë.
Kërkesa është iniciuar me ndihmën e dy avokatëve dhe, sipas tij, ka gjetur mbështetje edhe nga ambasada.




