I dërguari i dikurshëm ndërkombëtar në Kosovë, Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se vendi duhet t’i zgjidhë vetë çështjet e brendshme politike, përfshirë edhe procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Ai theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të jetë përcaktues për hapat e ardhshëm, duke lënë të hapur mundësinë si për zgjedhje të reja, ashtu edhe për një zgjidhje brenda Kuvendit.
Sipas Petritsch, bashkësia ndërkombëtare dhe ajo evropiane nuk mund të imponojnë zgjidhje në këtë rast, pasi vëmendja e tyre aktuale është e përqendruar në kriza të tjera globale, si lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme.
Ai nënvizoi se mungesa e ndërhyrjes ndërkombëtare është një sinjal që Kosova duhet të marrë përgjegjësi për funksionimin e institucioneve dhe për zgjidhjen e krizave politike në mënyrë të pavarur.




