Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje”, e cila ka ndodhur më 6 janar 2026 në një qendër tregtare në Ferizaj.
Ky veprim është bërë pas autorizimit të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Fotoja e të dyshuarit është publikuar për qëllime identifikimi.




