Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka dhënë 34 ditë afat për përfundimin e procedurës së zgjedhjes së presidentit të ri.
Nagavci ka theksuar se tani është koha që të gjitha inatet të lihen mënjanë dhe të arrihet zgjedhja e presidentit.
“Tashmë kemi 34 ditë për ta përfunduar procesin e zgjedhjes së presidentit. Është momenti që të gjitha tensionet të largohen dhe të votohet presidenti i ri,” ka thënë ajo në T7.
Sipas Nagavci, nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, pasi rezultati pritet të jetë i njëjtë. Ajo ka bërë thirrje për mobilizim dhe angazhim të të gjithëve për të arritur konsensus dhe për të zgjedhur presidentin e vendit.




