Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës janë shënuar 115 aksidente trafiku, prej të cilave 35 me të lënduar, 79 me dëme materiale dhe një me fatalitet.
Policia e Kosovës gjatë këtyre 24 orëve ka shqiptuar edhe 2060 tiketa trafiku.
Poashtu Policia njofton se gjatë këtyre 24 orëve janë arrestuar 24 persona dhe 17 tjerë janë në mbajte.
Policia e Kosovës bën apel tek qytetarët që të respektojnë ligjin.





