Komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, më 20 prill do të raportojë në Komisioni për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), ku do të përballet me pyetje lidhur me pretendimet për bashkëpunim me strukturat e sigurisë së ish-Jugosllavia.
Kërkesa për këtë diskutim erdhi nga Partia Popullore Evropiane (EPP), pas publikimit të librit “Komisionarja” nga Igor Omerza, ku pretendohet se Kos ka bashkëpunuar me UDB-a.
Komisioni Evropian i ka mohuar këto akuza, duke theksuar se gjatë procesit të verifikimit nuk është gjetur asnjë shkelje apo konflikt interesi.
Kos i ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat, ndërsa seanca e 20 prillit pritet të jetë përballja e saj e parë publike pas publikimit të pretendimeve të reja.




