Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar për erëra të forta që pritet të mbizotërojnë gjatë ditës së sotme në vend.
Sipas njoftimit, erërat janë të kategorizuara në nivelin e verdhë dhe mund të arrijnë shpejtësi deri në 85 km/h.
IHMK thekson se si pasojë e këtyre kushteve mund të ketë dëmtime në prona, probleme në transport, si dhe dëmtime në pyje dhe infrastrukturë. Qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar dhe shmangie të rreziqeve të panevojshme./EO/




