Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar tifozët kosovarë në Bratislavë para ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovakisë, duke i falënderuar për përkrahjen dhe duke shprehur krenari për numrin e madh të tyre.
Ai theksoi se kjo është sfida më e rëndësishme në historinë e futbollit kosovar dhe se mbështetja e tifozëve do të jetë shtysë e madhe për lojtarët.
Ademi falënderoi veçanërisht tifogrupin “Dardanët” dhe bashkatdhetarët nga mbarë bota, duke shpresuar që Kombëtarja t’i shpërblejë me një fitore historike.




