Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani duhet të shprehë publikisht mirënjohje për bashkëpunimin me këtë parti.
Ajo theksoi se gjatë mandatit kanë pasur një raport korrekt profesional, duke shtuar se kjo është minimumi që pritet nga Osmani.
Nagavci gjithashtu u shpreh se Osmani nuk i ka votat e nevojshme për një mandat të dytë, duke përmendur mungesën e mbështetjes së mjaftueshme nga deputetët dhe partitë politike.




