Presidentja Vjosa Osmani ka nisur takime me qytetarë nëpër komuna, të cilat ajo i ka cilësuar si falënderim, ndonëse janë interpretuar edhe si përgatitje për angazhim të ardhshëm politik.
Pas mandatit të saj, përfliten dy mundësi: krijimi i një partie të re ose rikthimi në Lidhja Demokratike e Kosovës.
Sipas analistit Afrim Kasolli, ka sinjale nga LDK për ta mirëpritur rikthimin e saj, megjithëse brenda partisë ka qëndrime të ndara. Ai shton se një bashkëpunim i tillë do t’i shkonte për shtat kryetarit Lumir Abdixhiku për forcimin e partisë.




