Dy persona u arrestuan mbrëmjen e 26 marsit 2026 në rrugën “Mehmet Xhevori” në Prishtinë, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin naftë.
Policia njoftoi se gjatë aksionit janë sekuestruar një akumulator dhe një pajser, ndërsa nafta e marrë u kthye tek pronari.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas, me vendim të prokurorit, dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejshme.




