Skuadra U21 e Kosovës ka nisur udhëtimin drejt Madridit, ku më 31 mars do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve, duke u përballur me Spanjën në transfertë.
Dardanët U21 synojnë të japin maksimumin dhe të tregojnë lojë ekipore, duke kërkuar rezultat pozitiv në një sfidë të vështirë ndaj një prej Kombëtareve më të forta evropiane.




