Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se është duke monitoruar situatën me njehsorët elektrikë dhe po grumbullon informacione për të siguruar matje të saktë të konsumit të energjisë.
Në reagim, ZRRE u bën thirrje konsumatorëve që në rast të dyshimeve apo problemeve, fillimisht t’i drejtohen operatorit përkatës për verifikim dhe inspektim të njehsorëve.
Sipas ZRRE-së, të gjitha rastet e raportuara për mospërputhje do të analizohen me kujdes, ndërsa nëse konstatohet se ka gabime në funksionimin e njehsorëve, do të ndërmerren masa në përputhje me legjislacionin në fuqi.




