Policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 2,138 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme.
Sipas raportit policor, janë arrestuar 9 persona, prej të cilëve 7 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 në vuajtje të dënimit.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 56 aksidente trafiku, prej tyre 20 me të lënduar dhe 36 me dëme materiale.




