Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është nderuar me çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards, një vlerësim për ndikimin dhe kontributin e saj në muzikën dance.
E prekur nga ky sukses, artistja publikoi në Instagram një video ku shfaqet duke marrë trofeun dhe falenderon fansat dhe komunitetin e muzikës elektronike për mbështetjen e vazhdueshme. Ajo gjithashtu promovoi këngën e saj të re “New Religion”, realizuar bashkë me grupin Faithless.
Vitet e fundit, Bebe Rexha ka qenë shumë aktive në zhanrin euro-dance, me projekte që janë shndërruar në hite globale, përfshirë I’m Good (Blue), One in a Million dhe New Religion.
Ky çmim është një tjetër arritje e rëndësishme që konfirmon ndikimin e saj në skenën ndërkombëtare të muzikës elektronike.




