Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën plenare të Kuvendit se dekreti i Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit ishte në shpërputhje me Kushtetutën dhe ka krijuar konfuzion në institucionet e vendit.
Ai theksoi se shpërndarja e Kuvendit nuk mund të përdoret si instrument për tejkalimin e vështirësive politike dhe se vullneti i popullit nuk mund të anulohet nga dekrete. Kurti nënvizoi se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartë kufijtë kushtetues të çdo institucioni, duke garantuar funksionimin e ligjshëm të demokracisë parlamentare.
“Kuvendi është funksional dhe mandati i deputetëve është i gjallë. Afatet kushtetuese vazhdojnë, dhe shteti nuk ka ndalur së vepruari. Çdo përpjekje për ta bllokuar këtë funksionim do të ishte jo vetëm politike e gabuar, por edhe një precedent që cenon idenë e ndarjes dhe balancimit të pushteteve,” tha Kurti.
Ai shtoi se respektimi i pushteteve brenda kufijve kushtetues është thelbësor për avancimin e demokracisë dhe vazhdimin e punës së institucioneve.




