KFOR ka organizuar ceremoninë e Transferimit të Autoritetit për Grupin e Përbashkët të Mbështetjes Logjistike (JLSG) në selinë e saj, Camp Film City, Prishtinë.
Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, Özkan Ulutaş, shprehu mirënjohje ndaj kolonelit Rico Randegger për shërbimin e tij dhe mirëpriti kolonelin Clemens Kahler, i cili mori komandën, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për sigurinë në Kosovë.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 e KS të OKB-së, duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës.




