Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, në seancën e jashtëzakonshme për çmimet e derivateve të naftës, kritikoi ashpër Qeverinë Kurti. Gjatë fjalimit të saj, Kadrijaj shkaktoi edhe të qeshura në sallë dhe tha se kryeministri ka “gardianët që po e mbrojnë”.
Ajo akuzoi qeverinë për korrupsion dhe menaxhim të dobët të krizës energjetike, duke përmendur ndalimin e termocentralit të ri dhe të gazsjellësit amerikan. “Mos u tut kryeministër, mos u tut se s’besoj që tash ka me të gjetë kurgjo”, tha Kadrijaj, duke i bërë thirrje Kurtit të përgjigjet për veprimet e qeverisë.




