Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar në Kuvend se Kosova po përballet me krizë ekonomike dhe rritje të çmimeve, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë veprimi.
Ai theksoi se institucionet nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë për menaxhimin e situatës, ndonëse kriza tashmë po ndikon në jetën e qytetarëve dhe në zinxhirët e furnizimit.
Sipas Shalës, Qeveria duhet të hartojë politika emergjente dhe afatmesme, ndërsa paralajmëroi edhe sfida të mundshme me rezervat e naftës në vend.
Ai shtoi se përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet përkatëse, duke kritikuar menaxhimin e deritanishëm të sektorit të tregtisë dhe industrisë.




