Ish-deputetja Alma Lama ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë vullnet politik për të zgjidhur krizën aktuale.
Ajo tha në një intervistë për Klan Kosova se krizat zgjidhen vetëm përmes vullnetit politik, por sipas saj, partia në pushtet ka interes që ato të vazhdojnë.
Sipas Lamës, fakti që Vetëvendosje ka mbi 51% të votave i jep mundësi të prodhojë kriza të vazhdueshme, duke shtuar se situata aktuale pritet të vazhdojë.




