Kryeministri Albin Kurti do të takohet nesër me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës. Sipas burimeve, takimi do të mbahet rreth orës 11:00 në Kuvendin e Kosovës.
Takimet e Kurtit me krerët e partive opozitare nisën pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani, e cila ia dorëzoi detyrën ushtruese kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, që mund ta mbajë këtë pozitë për gjashtë muaj.
Haxhiu ka njoftuar se Kuvendi do të vazhdojë procedurën kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri brenda afateve ligjore, ndërsa Osmani shpreson që procesi të përfundojë sa më shpejt për të ruajtur stabilitetin institucional. Gjykata Kushtetuese kishte vendosur më 25 mars që deputetët kanë edhe 34 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri.




