Modelja Gigi Hadid ka reaguar publikisht pasi emri i saj dhe i motrës, Bella Hadid, u përmendën në disa dokumente të lidhura me Jeffrey Epstein.
Në një reagim në rrjetet sociale, ajo e cilësoi Epstein si një person të neveritshëm dhe mohoi çdo lidhje me të, duke theksuar se nuk e ka takuar kurrë.
Hadid shtoi se përmendja e emrit të saj në këtë kontekst është shqetësuese dhe e padrejtë.
Ajo gjithashtu sqaroi se fillimisht kishte zgjedhur të mos komentonte, për të mos larguar vëmendjen nga viktimat reale, ndërsa theksoi se karriera e saj është ndërtuar mbi punë të vazhdueshme që nga fillimet e saj në industrinë e modës.




