Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ftuar partitë opozitare për të diskutuar çështjen e presidentit.
Takimet kanë filluar me Lumir Abdixhikun nga LDK-ja, ndërsa PDK ka konfirmuar marrjen e ftesës, por ende nuk është caktuar data e takimit.
Një zyrtar i PDK-së tha për Indeksonline se ftesa është pranuar javën e kaluar, por detajet për kohën e takimit mbeten të paqarta.




