Me rastin e 22-vjetorit të rënies së dëshmorit Shaqir Krasniqi, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë kanë bërë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e tij.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i OVL-UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj.
Homazhet u mbajtën fillimisht te Varrezat e Dëshmorëve në Kodrën e Kuqe në Grabanicë, për të vazhduar më pas te lapidari i dëshmorit në Lagjen e Krasniqëve.
Familja Krasniqi theksoi se kujtimi për Komandant “Ukën” mbetet i përjetshëm.




