Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e trajtimit të çështjes së zgjedhjes së presidentit.
Ajo ka kërkuar që Kurti të ftojë të gjithë kryetarët e partive opozitare në një takim të përbashkët, duke thënë se vetëm një dialog i tillë do të kishte efekt.
Bytyqi tha se Kurti nuk po synon një zgjidhje, por po favorizon zgjedhjet dhe po tenton t’i kalojë fajin opozitës.
Ajo shtoi se përgjegjësia kryesore për zgjedhjen e presidentit i takon Lëvizjes Vetëvendosje, por Aleanca është e gatshme të mbështesë një kandidat konsensual, nëse arrihet marrëveshje politike.




