Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë filluar punimet për sanimin e trupit të dëmtuar të rrugës në fshatin Carralevë, Komuna e Shtimes.
Kontrata për realizimin e punimeve është lidhur dhe puna ka nisur sot.
Sipas Bashës, ky intervenim do të rikthejë sigurinë dhe stabilitetin në këtë segment rrugor.
Ai theksoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar për reagim të shpejtë dhe përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore në vend.//eo//




