Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Strellc i Ulët, në komunën e Deçanit, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës.
Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 14:00, Policia është njoftuar për një incident në një punëtori druri (sharrë), ku dy punëtorë janë lënduar pasi janë goditur nga dërrasa që kanë rënë mbi ta.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë. Megjithatë, njëri prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa punëtori tjetër është nën kujdes mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.




