Driton Selmanaj nga LDK-ja reagoi ndaj heqjes së logos zyrtare të Presidencës së Kosovës nga profili në rrjetet sociale, duke e quajtur veprim të papranueshëm dhe kundër simboleve shtetërore.
Ai theksoi se logoja e dizajnuar në kohën e Presidentit Ibrahim Rugova është pjesë e trashëgimisë shtetërore dhe çdo veprim që e injoron cenon besimin në institucionet shtetërore. Selmanaj shtoi se respektimi i simboleve shtetërore nuk është opsion, por obligim ligjor.




