Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve ka vizituar familjen Gashi në Fushë Kosovë.
Ajo theksoi se komuniteti rom është pjesë e pandashme e shoqërisë, me kontribut të rëndësishëm për vendin, duke e cilësuar këtë ditë si moment reflektimi dhe përgjegjësie.
Haxhiu shtoi se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për mbrojtjen e të drejtave, luftimin e diskriminimit dhe sigurimin e qasjes së barabartë në arsim, punësim dhe shërbime publike.




