Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka njoftuar se sulmet izraelite në disa pjesë të vendit, përfshirë kryeqytetin Bejrut, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 112 personave dhe plagosjen e 837 të tjerëve.
Sipas raportimeve, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh në Bejrut, pas një operacioni të madh të koordinuar, që cilësohet si më i madhi që nga fillimi i luftës.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se marrëveshja e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit nuk lidhet me situatën në Liban apo me Hezbollah. Zëdhënësja Karoline Leavitt ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, lidhur me këtë çështje.




